Kosova do të përballet me Spanjën në transfertë, ndërsa FIFA ka caktuar arbitrat për këtë takim të vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2022. Arbitri kryesor do jetë danezi Joakop Kehlet, që do ndihmohet nga Heine Sorensen dhe Lars Hummelsgaard.

Ndërsa, gjyqtari i katërt është vendosur Jens Maae.
Pas humbjes ndaj Suedisë, kjo ndeshje do jetë vërtetë e rëndësishme për “Dardanët” që ëndërrojnë kualifikimin në Kupën e Botës.
Ndërkohë, kujtojmë se në grupin B ndodhen edhe Greqia dhe Gjeorgjia.

