“Arben Bajrami” demolon rivalin për titull

Klubi i futsallit “Arben Bajrami” ka fituar derbin e javës në Ligën e Dytë të futbollit në sallë, duke mundur rivalin për titull Kegi-Mob me rezultatin e thellë 9:3.

Golat për ekipin “Arben Bajrami” u shënuan nga Taulant Ismaili, Eroll Dalipi, Agim Ramadani dhe 5 gola ishin vepër e Berat Ramadanit.

Me këtë triumf, ekipi nga Çairi është ngjitur në krye të renditjes në Ligën e Dytë të futsallit./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close