Gjyqtarët izraelitë delegohen në ndeshjen Shqipëri – Angli

Janë caktuar gjyqtarët për duelin e Shqipërisë kundër Anglisë që do të zhvillohet të dielën në stadiumin Air Albania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ndeshja do të fillojë në orën 18:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtarët izraelitë.

Orel Grinfeeld do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Roy Hassan, Idan Yarkoni dhe Gal Leibovitz, të cilët janë po ashtu nga Izraeli.

Kjo do të jetë hera e parë e gjyqtarit Grinfeeld që do udhëheqë një ndeshje të Shqipërisë, por jo për Anglinë, ai kishte referuar në ndeshjen Lituani – Angli në vitin 2017, ndeshje e cila kishte përfunduar me rezultatin minimal në favor të anglezëve, 1-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close