Sarri nuk do të lejojë largimin e këtij lojtari nga Juventus

Daily Star raporton se trajneri Maurizio Sarri, nuk do të lejojë largimin e mbrojtësit holandez nga Juventus, përcjell lajmi.net.

Ish mbrojtësi i Ajax ka vuajtur për të gjetur formën më të mirë në sezonin debutues në Torino, dhe zërat për ndryshim skuadra janë rritur.

Manchester United janë skuadra e lidhur me transferimin  De Ligt, por trajneri i Juventusit është i bindur për ta mbajtur në skuadër.

Gjatë ditës së sotme, ka dalë edhe një hipotezë e re rreth së ardhmes së De Ligt, ku përmendej Real Madrid./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close