Në atë datë, Lewandowski shënoi pesë gola kundër Wolfsburg në vetëm nëntë minuta.

Wolfsburg kryesonte pas pjesës së parë, dhe Lewandowski hyri në lojë në pjesën e dytë, në vend të Thiago.
Guardiola, që atëherë drejtonte Bayernin, kërkonte përmbysjen e rezultatit, por as ai me siguri nuk priste një rikthim kaq të fuqishëm, me Lewandowskin që golin e parë shënoi në minutën e 51’, dhe në minutën e 60’, shënoi të pestin.
Lewa shënoi hat-trik për tre minuta e 21 sekonda, duke regjistruar si rekordin më të shpejtë në histori të Bundesligës, ndërsa pesë golashi, u regjistrua saktësisht për 8.59 minuta.
Çfarë ditë dhe çfarë ndeshje ishte ajo, këtë më së miri e tregon reagimi i Guasrdiolas./Lajmi.net/

