Trajneri Joachim Low, do largohet nga përfaqësuesja e Gjermanisë pasi të përfundojë Evropiani 2020. Këtë e ka konfirmuar vetë Kombëtarja gjermane përmes një komunikate zyrtare në Twitter.

“Joachim Low do largohet nga detyra si kryetrajner pas Euro 2020”, shkruhej në komunikatë.
Joachim #Löw will step down as national team head coach after @EURO2020. pic.twitter.com/t4OuyQmaSC
— Germany (@DFB_Team_EN) March 9, 2021
Ndërkohë, Low me Kombëtaren e Gjermanisë ka arritur suksese të shumta, derisa ajo më e larta ishte trofeu i Kupës së Botës në vitin 2014.

