Ish sulmuesi i Villarreal, Franco Acosta është gjendur i vdekur sot (e hënë) në moshën 25-vjeçare. Urugaiani kishte humbur para dy ditëve derisa provonte me vëllaun e tij, të notonin rreth e rrotull Arroyo Pando.

Acosta kaloi pesë vite te Villarreal mes 2015 dhe 2020, por asnjëherë nuk bëri paraqitje në ekipin e parë, edhe pse bëri 56 paraqitje për klubin B në divizionin e dytë.
Sulmuesi pastaj u huazua te Racing Santander në edicionin 2017-18, ku shënoi një herë në tetë paraqitje.
Gjithashtu, ai ishte huazuar edhe te klubet uruguaiane, si Boston River dhe Plaza Colonia, derisa vitin e kaluar nënshkroi kontratë me Atenas.
Deeply shocked and saddened by your passing. We will always remember you, Franco. RIP. pic.twitter.com/XDVtttulFj
— Villarreal CF English (@Eng_Villarreal) March 8, 2021

