Sot, te skuadra e Barcelonës janë bërë votimet për postin e presidentit. Josep Maria Bartomeu në muajin dhjetor dha dorëheqje nga posti i presidentit, mirëpo shkaku i pandemisë së COVID-19, zgjedhjet u detyruan të shtyhen deri në muajin mars.

Tre kandidatët ishin Joan Laporta, Victor Font dhe Freixa.
Sidoqoftë, koha për votim është mbyllur dhe sipas televizionit katalunas, TV3, zgjedhjet janë fituar nga Joan Laporta.
Sipas këtij televizioni, Laporta ka fituar plotë 58.3 për qind të votave, ndjekur nga Fonte me 31.3 për qind, derisa Freixa ka fituar vetëm 9.3 për qind.
[TV3] | Breaking: Laporta is Barça’s next president!!!
pic.twitter.com/4KPFHaW52I
— BarçaTimes (@BarcaTimes) March 7, 2021
Mbetet të shihet edhe postimi i bluagranasve për të parë nëse vërtetë Laporta do rikthehet në kreun e Barcelonës, ngase ishte president edhe më herët.



