Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut “CONMEBOL” ka vendosur të pezullojë të gjitha ndeshjet të këtij muaji të kualifikimeve të Kupës së Botës të Katarit, 2022 pas shqetësimeve në lidhje me kufizimet që shtetet amerikano-jugore kanë shkaku i pandemisë së COVID-19.

10 Kombëtare të Amerikës së Jugut ishin paraparë të luanin dy ndeshje në 25/26 dhe 30 mars por “CONMEBOL” deklaroi shtrëngimin e rregullave dhe kufuzimeve që do të thotë se shumë nga lojtarët me bazë në Evropë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në vendet e tyre.
El Consejo de la CONMEBOL resolvió suspender la doble fecha de las Eliminatorias para Catar 2022 prevista para marzo. La decisión obedece a la imposibilidad de contar en tiempo y forma con todos los jugadores sudamericanos.
— CONMEBOL.com (@CONMEBOL) March 6, 2021

