Shtëpia e Futbollit Europian, UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të vitit të përzgjedhur nga tifozët. Ky formacion është dominuar nga 5 futbollistët e Bayernit të Mynihut si Nojer, Kimiq, Levandovski, Dejvis e Alkantara që vitin që lamë pas fituan tripletën me skuadrën e tyre, duke dominuar kështu plotësisht në futbollin europian. 11-shja më e mirë kompletohet me Ramosin, Van Dajk, De Brujn, Ronaldon, Messin dhe Nejmarin. Kujtojmë se 50 futbollist ishin në garë për tu përfshirë në formacionin e vitit, ndërsa ne faqen zyrtare të UEFA-së u votua për të zgjedhur më të mirët e 2020-tës.


