Lazio e Muriqit mposht Napolin e Elmasit!

Vedat Muriqi ka dalur fitues përballë Elif Elmasit, pasi Lacio sonte mposhti Napolin me rezultat 2:0 në ndeshjen e luajtur në kuadër të Serisë A. .

Ishte ylli i vendasve Ciro Immobile që pas nëntë minutave lojë zhbllokoi shifrat, rezultat më të cilin përfundoi pjesa e parë.

Mesfushori Luis Alberto dyfishojë rezultatin në minutën e 56-të.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas u inkuadrua në lojë për Napolin në minutën e 55-të, përderisa sulmuesi kosovar nga radhët e Lacios, Vedat Muriqi hyri në ndeshje në minutën e 67-të.

Me këtë fitore, Lacio ngritët në pozitën e tetë me 21 pikë, derisa Napoli qëndron në të pestin me 23 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close