United pritet të jetë një nga skuadrat aktive në merkaton e verës, nëse kjo e fundit do të zhvillohet sipas planeve.

‘Djajtë e kuq’ do të tentojnë që të përforcojnë repartin e mbrojtjes, më saktëisht krahët e mbrojtjes.
Mediet italiane shkruajnë se Manchester United po interesohet për mbrojtësin e Napoli, Giovanni Di Lorenzo.
United thuhet të kenë kontaktuar Napolin edhe gjatë muajit të kaluar, për të pyetur rreth situatës së lojtarit.
26 vjeçari u bashkua me Napolin gjatë verës së kaluar dhe ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

