Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim, lirohet nga spitali – po e fiton garën me koronavirusin

Fatih Terim, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Galatasaray, ishte në mesin e të konfirmuarve me koronavirus.

Por, lajme më të mira vijnë sot lidhur me 66 vjeçarin, i cili është liruar nga spitali, pasi situata e tij është përmirësuar, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri, me anë të një postimi në llogarinë e tij private, në rrjetin social ‘Instagram’.

Terim do ta vazhdojë rikuperimin e tij në shtëpi, deri sa të pastrohet krejtësisht nga Covid19. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close