Lippi: Kompletoni kampionatin

Përhapja e Covid19 në Evropë, e sidomos në Itali, ka bërë që të gjitha sportet të suspendohen përkohësisht.

Por, Lippi beson se pas qetësimit të situatës, duhet kthyer në fushën e blertë dhe të kompletohet kampionati.

“Jam i mendimit se kampionati duhet kompletuar. Të gjitha kampionatet”, ka thënë Lippi, transmeton lajmi.net.

“Në fund të majit, gushtit apo shtatorit, mbetet të shihet”, shtoi trajneri i njohur.

“Kjo do të thoshte se sezoni tjetër do të ishte më i mirë”.

“E di se të luash me dyer të mbyllura nuk është futboll, por kur nuk është e mundur të ketë tifozë, mund t’i japin ndeshjet pa pagesë në TV” ka thënë ndër të tjerash Lippi.

UEFA do të mbajë të mërkurën takim me sekretarët e 55 federatave, për të parë se si cilët do të jenë hapat e ardhshëm. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close