Super Joshua, fiton me nokaut ndaj Pulev

Anthony Joshua nuk lejoi befasi.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë e mbajti premtimin e tij dhe mposhti sfiduesin Kubrat Pulev me nokaut në raundin e dhjetë.

Pulev u rrëzua dy herë nga Joshua në raundin e tretë dhe nga aty vazhdoi dominimi i kampionit në fuqi.

Dyshja ishin shprehur se do të hyjnë në ballafaqim me synim të fitojnë me nokaut por premtimin e mbajti kampioni në fuqi i cili vazhdon t’i mbrojë brezat e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

Fitorja e Joshuas i hap rrugë duelit të madh të unifikimit të titujve me Tyson Fury.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close