Barca ia del edhe pa Messin, fiton ndaj Dynamo Kiev dhe siguron kalimin tutje

Barcelona ka marrë tre pikë në udhëtim te Dynamo Kiev, duke i mposhtur 0-4, për të siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Edhe pse pa Lionel Messin, Barcelona ia doli të marrë fitoren në këtë përballje.

Sergino Dest shënoi në minutën e 52’, për 0-1.

Martin Braithwaite në minutën e 57’ dyfishoi epërsinë në 0-2.

Ishte sërish Braithwaite që shënoi për Barcelonën në minutën e 70’, duke shndërruar në gol një penallti të fituar.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Antoine Griezmann, që shënoi në kohën shtesë të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close