Gazetarja e sportit dhe reporterja e ESPN për NBA, Doris Burke ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Amerikania e cila mban mbi supe të qenit femra e parë që ka komentuar në radio apo televizion ekipin nga Nju Jorku, NY Knicks, është infektuar me pandeminë që tashmë është përhapur me të madhe në vendlindjen e saj, derisa kujtojmë se nuk është e para nga NBA.
Faqja e njohur “NBA Updates” ka konfirmuar para pak çastesh përmes rrjetit social “Facebook” për diagnostifikimin e saj me Covid 19.


