Luis Hamilton ka shkruar historinë në Formula 1, pasi sot triumfoi në Çmimin e Madh të Portugalisë, duke u bërë kështu piloti me më së shumti fitore në këtë sport. Piloti britanik tashmë regjistron 92 fitore dhe kalon ikonën e këtij sporti, Mishel Shumaher, i cili numëronte 91 triumfe. Hamilton është shumë pranë kurorëzimit me titullin e shtatë kampion, çka do ta barazonte ish-pilotin gjerman.Në garën e Portugalisë, paraqitje të mirë patën edhe Valteri Botas dhe Maks Verstapen që plotësuan podimin, ndërsa top 5-shja u kompletua me Leklerkin e Ferrarit dhe Geslin e Alfas.


