Skuadra e Lids Junajtedit ku militon edhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioski e ka njoftuar Aston Villan me humbjen e parë këtë edicion, duke fituar 0:3 në transfertë.

Ishte Patrick Bamford ai që shënoi tri gola për skuadrën e tij, duke qenë i papërmbajtshëm këtë mbrëmje dhe pa asnjë dyshim lojtari më i mirë i takimit.
Bamford hapi serinë e golave në minutën e 55’, kur realizoi për 1:0.
Sulmuesi gjeti golin edhe dy herë të tjera, në minutat 67’ dhe 74’, i asistuar nga Klich dhe Costa.
Kujtojmë që reprezentuesi i vendit tonë, Alioski këtë ndeshje e nisi nga minuta e parë dhe luajti deri në fund.
Lidsi tashmë shkon në 10 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Aston Villa mbetet me 12 pikë me pesë ndeshje të luajtura.

