Ekipi i Lebron Xhejmsit ka fituar ndeshjen “All-Star 2020” përballë skuadrës së grekut Xhianis, duke triumfuar me rezultatin 157:155.

Ndeshja ishte mjaftë e veçant e cila iu dedikua legjendës së NBA-së, Kobi Brajant që humbi jetën tre javë më parë në një aksident ajror. Spektakli në parket nuk mungoi, me basketbollistët më të mirë të botës që shkëlqyen për ekipet e tyre.
Më i miri i mbrëmjes në Çikago dhe që u shpall MVP i këtij spektakli të “All Star’ ishte Kahvi Lenard, i cili e mbylli takimin me 30 pikë të realizuara./Sportmania.al

