Botëror, Ligë të Kampionëve dhe Top të Artë, Messi e Ronaldo jashtë klasifikimit

Por në fakt janë 7 futbollistë që duhet të kenë një vend special në renditjet për më të mirët e historisë: Charlton, Muller, Bekenbauer, Rossi, Kaka, Ronaldinho dhe Zidane.

Këta 7 futbollistë janë të vetmit në historinë e futbollit që kanë fituar Botërorin, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë. Messi dhe Ronaldo kanë fituar disa prej tyre trofeve, por kurrë nuk kanë arritur që të triumfojnë me kombëtaret e tyre në një Botëror.

Vetëm lojtarët e sipërpërmendur ia kanë dalë që të bëjnë histori në 3 kompeticionet e rëndësishme, me skuadrën, kombëtaren dhe atë individal. Por në fakt, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë të vetmit yje të futbollit që nuk renditen në këtë listë të privilegjuarish. Ronaldo Nazario dhe Rivaldo janë dy lojtarët që kanë fituar Topin e Artë dhe Botërorin, por nuk ia dolën që të fitonin një Ligë të Kampionëve.

Ronaldo nuk fitoi dot me Realin, ndërsa Rivaldo prishi kontratën në vitin 2003 me Milanin, kur kuqezinjtë fituan këtë kompeticion. Në këtë grup mund të vëmë re edhe mungesën e Paolo Maldinit, i cili ishte vetëm 45 minuta larg një rekordi të madh për të pasur 6 Champions.

Por në fakt, kapiteni i Milanit nuk ka fituar as Topin e Artë dhe as Botërorin. Duke llogaritur vetëm 3 trofetë e mësipërm, lista e lojtarëve shtohet me Ramosin dhe Cannavaron. Kapiteni i Realit të Madridit ka fituar 2 prej tyre: Botërorin dhe Champions-in, por i mungon “Topi i Artë”.

Ndryshe nga ky i fundit, Cannavaro ka fituar Botërorin dhe Topin e Artë, por jo Champions-in. Nuk duhen harruar edhe lojtarët e tjerë që bënë histori në këtë sport, por iu mungojnë disa tituj. Van Basten ka fituar 3 herë Topin e Artë, ashtu si Platini, por nuk ia doli që të fitonte Botërorin me Holandën. Rumenige ka fituar 2 Topa të Artë, por humbi finalen kundër Maradonës, i cili kurrë nuk triumfoi në Champions. /Panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close