Smalling ka kaluar një sezon të mrekullueshëm me skuadrën ‘Giallorossi’, ku aktualisht po luan si i huazuar nga Manchester United.

Performancat e lojtarit kanë fituar edhe pëlqimin e drejtuesve të klubit romak, por problemi për transferimin permanent qëndron në shfirat që kërkohen.
Megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane, Smalling është gati të heq dorë nga një pjesë e pagës, për të qëndruar në Itali, transmeton lajmi.net.
Kurse, sa i përket kartonit të lojtarit, Roma duhet t’i paguajë Unitedit rreth 35 milionë euro. /Lajmi.net/

