Si të luftohet Covid19? Vertonghen ka një këshillë për autoritetet

Vertonghen ka dhënë disa komente mbi situatën aktuale, kur anë e mbanë botës po luftohet me pandeminë Covid19.

Mjekët bëjnë thirrje që të ketë distancë sociale dhe të shmangen kontaktet e panevojshme. Këtë përkrah edhe Vertonghen, por me disa këshilla shtesë për autoritetet.

“Duhet dënuar me shuma të mëdha të gjithë ata që nuk respektojnë masat e propozuara për mbrojtje, dhe të gjitha këto para nga dënimet t’iu dërgohen mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë” ka thënë mbrojtësi përmes ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

Vertonghen dhe skuadra e tij janë aktualisht jashtë aktiviteteve, njësoj si të gjitha skuadrat evropiane. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close