Ylli brazilian i futbollit, Malcom, ka folur së fundmi për të ardhmen e tij në futboll, duke mos mbyllur asnjë derë.

Malcom, i cili aktualisht luan te skuadra ruse, Zenit, ku nuk e pritën si më së miri, me tifozët e tij që u treguan racistë, ka lënë të hapur mundësinë që një ditë të kthehet te Barcelona, skuadra e cila e shiti te Zenit.
“Asnjëherë nuk i dihet, ndoshta në të ardhmen mund të kthehem (te Barcelona)” ka thënë Malcom.
“Por, aktualisht unë po mendoj vetëm për kohën time te Zenit” shtoi braziliani.
Malcom asnjëherë nuk tregoi potencialin e tij maksimal me skuadrën katalane, ndoshta edhe si pasojë e mungesës së minutave.

