Të gjitha ligat në Evropë, tashmë kanë pezulluar sezonet në luftën për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Tifozët e futbollit, lojtarët dhe të gjithë të tjerëve, po u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, për të kaluar sa më parë këtë gjendje.
Nuk dihet se kur do të kthehen ndeshjet e futbollit, edhe pse UEFA pas një takimi ka vendosur që ato të rinisin më 30 qershor.
Ajo që dihet deri më tani është se kush ka qëndruar në majat e futbollit në Evropë para se ligat të ndaloheshin.
Givemesport ka publikuar statistikat e lojtarëve më të vlerësuar në pesë ligat më të mira të Evropës.
Ligue 1 – Neymar (8.58)
Serie A – Jospi Ilicic (7.95)
Bundesliga – Robert Lewandowski (8.16)
La Liga – Lionel Messi (8.61)
Premierligë – Kevin de Bruyne (7.92)
/Lajmi.net/

