Raportet e fundit të medieve rreth të ardhmes së Lionel Messit

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, javën e kaluar ka pasur një takim me trajnerin e ri të Barcelonës, duke e njoftuar se më shumë e sheh veten jashtë skuadrës, sesa brenda saj.

Inter dhe Manchester City janë duke bërë shtytje të madhe këtë verë për të siguruar shërbimet e Messit, me të ardhmen e tij të pasigurt në ‘Camp Nou’.

Lionel Messi, gjithë karrierën e tij profesionale e ka kaluar te Barcelona, dhe një largim i mundshëm do të ishte një shok i vërtetë për futbollin.

Por, mbetet të shihet në ditët e ardhshme se cili do të jetë vendimi për të ardhmen e tij./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close