Koeman – Busquets, zhvillime të reja nga Barcelona

Pas diskutimeve me Luis Suarez, Jordi Alba, Samuel Umtiti, Ivan Rakitic e Arturo Vidal, Ronald Koeman ka takuar edhe Sergio Busquets, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”, transmeton lajmi.net.

Trajneri i ri i Barcelonës, ka biseduar me Busquetsin për 30 minuta në Ciudad Deportiva në lidhje me planet e tij për sezonin e ri.

Ideja është se Koeman ende llogarit në Busquetsin.

Mirëpo, mbetet të shihet nëse holandezi e konsideron Busquetsin si titullar të rregullt në sezonin e ri.

Së fundmi spekulohej se Busquets mund t’i bashkohet grupit të futbollistëve që pritet të nxirren në shitje nga Koeman. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close