ZYRTARE: Arsenal kompleton transferimin e dy lojtarëve

Lajmi është bërë i ditur nga Arsenal përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.

“Kemi arritur marrëveshje për transferim të përhershëm të Pablo Mari dhe Cedric Soares”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

“Të dy lojtarët i janë bashkuar skuadrës fillimisht në huazim në janar, dhe pas paraqitjeve impresionuese gjatë këtyre tetë muajve, të gjitha palët kanë arritur marrëveshje për transferim të përhershëm”.

Pablo kalon te Arsenal nga Flamengo, ndërsa Cedric nga Southampton./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close