Prishtina teston futbollistët që dolën pozitiv në Gjibraltar, befasohen nga rezultatet

Skuadra kryeqytetase ka bërë të ditur se tetë futbollistët e testuar kanë rezultuar negativ në rezultatet e IKSHPK.

Tashmë është vënë seriozisht në dyshim ajo se çfarë ka ndodhur në Gjibraltar, pasi UEFA duket se po heton çdo pistë të mundshme, pasi edhe ekipit sllovak Slovan Bratislava i ndodhi e njëjta gjë.

Kujtojmë se ndeshja në kuadër të Ligës së Evropës, mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës është pezulluar dhe ende nuk ka asnjë vendim final.

Njoftimi i klubit të Prishtinës:

Dje skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitiv në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negativ!

FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian.

Klubi është në pritje nga vendimi që do të marr Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë UEFA-s.

Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe.

FC Prishtina vazhdon të besojë se çdo vendim i UEFA-s do të jetë i drejtë. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close