Elche ka siguruar ngjitjen në La Liga për sezonin 2020/21, falë një fitore të vështirë 1:0 në udhëtim te Girona. Skuadra e Juan Jose Rojo Martin u ngjit në kampionatin elitar spanjoll për herë të parë që nga edicioni 2014/15.

Anipse përfundoi në pozitën e shtatë në tabelë, Elche siguroi promovimin me ‘play-off’, ku fillimisht eliminoi Zaragozan.
Ndeshja e parë kundër Girona përfundoi pa gola, kurse ajo e kthimit i takoi Elche-s që triumfoi falë golit të Pere Milla në minutat e fundit të ndeshjes.
Elche i bashkohet Cadiz dhe Huesca në promovimin e tyre në La Liga për sezonin e ri.

