Skuadra e Inter ka vënë kushte të veçanta për shitjen e mundshme të yllit të skuadrës, Lautaro Martinez.

‘Sport’ shkruan se Inter do të pranojë vetëm para për objektivin e Barcelonës, Lautaro, dhe nuk do të konsiderojë lojtarë si pjesë këmbimi.
Më herët raportohej se emra si Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic mund të përfshihen në ofertën e Barcës për Lautaro, por një gjë e tillë nuk mund të ndodh.
Barcelona do të duhet të paguajë 111 milionë euro për të aktivizuar klauzolën e Lautaro Martinez.

