Shkëndija dhe Renova kanë regjistruar fitore sot në dy ndeshjet e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija fitoi transfertën e vështirë përballë Makedonija Gjorçe Petrovit falë golit të Besart Ibraimit nga penalltia në minutën e 86-të të takimit, duke arkëtuar tre pikë të plota. Ndërkohë Renova në Tetovë fitoi me rezultat bindës 2:0 ndaj Akademia Pandevit. Dy golat për “gjipspunuesit” i realizuan Selmani dhe Jasharoski. Ndërkohë nesër në program janë edhe tre ndeshje si Struga-Boreci, Vardari-Sileksi dhe Pelisteri-Rabotniçki./Sportmania/


