Shkupi mori fitore në Strumicë përballë Bellasicës në ndeshjen hapëse të xhiros së tretë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas kësaj sfide për kanalin zyrtar të skuadrës bardheblu ka folur trajneri Muharem Bajrami, duke theksuar se tashmë vëmendjen e kanë kthyer kah ndeshja e Liga Europës.

“Fillimisht uroj futbollistët e mi për fitoren, por dua të potencoj se asnjë ndeshje nuk është e lehtë të fitohet, sidomos kur luan në fushë mysafire. Duhet të theksoj se në pjesën e parë kishim rast te 100 përqind, por nuk shënuam, ndërsa fitorja erdhi në fund të ndeshjes dhe duhet të jemi të kënaqur me pikët e arkëtuara. Tani e gjithë vëmendja do të jetë e koncentruar për ndeshjen kundër Neftchit dhe prej sot fillojmë të përgatitemi për atë ndeshje që do të luhet në Baku”, ka thënë Bajrami.
Skuadra e Shkupit nga tre javët e zhvilluara të kampionatit ka dy fitore dhe një barazim. Ndeshjen e radhës në kampionat, Shkupi e luan në Çair ndaj Pelisterit.

