
Kështu, të gjithë tifozët e Parisit duhet të qëndrojnë në heshtje, përkundrazi do të gjobiten nga policia apo dhe mund të arrestohen. Ky urdhër do të jetë i vlefshëm vetëm ditën e diel, pra ditën kur do të zhvillohet ndeshja.
Policia ka marrë këto masa, duke parë dhe incidentet që ndodhën pas gjysmëfinales së fituar nga PSG-ja në Marseille.
Disa grupe tifozësh të PSG-së dhe Marseilles u përleshën me njëri-tjetrin si dhe një person u arrestua, pasi tentoi t’ia hiqte fanellën një tifozi të Parisit.
Rivaliteti mes dy klubeve franceze dihet dhe pjesa më e madhe e popullsisë në Marseille të dielën do të bëjë tifo për Bayernin. /Lajmi.net/

