Me fitoren e mbrëmshme, Clippers kanë kaluar në epërsi 2-1 në serinë e play-off.

Kawhi Leonard ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim me 36 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime në fitoren e Clippers, duke lënë nën hije shokun e tij Paul George, i cili duket tërësisht jashtë forme në këtë fazë.
Në anën tjetër Dallasit nuk i mjaftuan as 34 pikët e Kristpas Prozingis e ‘Triple-Double’ nga Luka Doncic me 13 pikë, 10 kërcime e 10 asistime. Slloveni u desh të largohej nga parketi në çerekun vendimtar, atë të katërt, pas një ndrydhje që pësoi në këmbën e majtë.
Ndeshja e radhës mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të dielën mbrëma, ku Dallas synon të barazojë serinë, ndërsa Clippers të marrin një fitore tjetër për t’iu afruar edhe më shumë çerekfinales.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Boston Celtics ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 102:94.
Celtics kanë shkuar në seri (3-0) në këtë përballje, ku i mjafton vetëm edhe një fitore për të kaluar tutje.
Kemba Walker me 24 pikë si dhe Brown me 21 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Celtics. 30 pikët e Embiid nuk i mjafutar 76ers për të arritur fitoren e parë, duke konfirmuar telashet që kanë si në parket ashtu edhe jashtë saj.
Rezultatet e tjera:
Brooklyn Nets – Toronto Raptors 92:117
Utah Jazz – Denver Nuggets 124:87. /Lajmi.net/

