Fenerbahce e kthen situatën në zero: Vedat Muriqi nuk ka nënshkruar me Lazion

Ditëve të fundit qarkulluan lajmet se Muriqi tashmë është lojtari i ri i Lazios, pasi të dy klubet arritën akordin për 18 milionë euro plus dy të tjera bonuse.

Por klubi turk ka mohuar gjithçka, duket e kthyer situatën në zero, transmeton lajmi.net.

”Vedat Muriqi, një nga lojtarët tanë të ekipit A, merr oferta të ndryshme nga klube të ndryshme”.

”Sidoqoftë, sot, në disa medie, ka pasur raporte se skuadra italiane e Lazio kishte nënshkruar në këmbim të një shume parash për transferimin e lojtarit tonë”.

”Ne e informojmë publikun se këto lajme nuk pasqyrojnë të vërtetën”, thuhet në komunikatën e Fenerit. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close