Nesër Bellasica-Shkupi hap xhiron e tretë në LPFMV

Xhiroja e tretë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të hapet nesër me ndeshjen ndërmjet Bellasicës dhe Shkupit. Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet në fundjavë, mirëpo për shkak të Shkupit që do të udhëtojë javën e ardhshme për në Baku të Azerbejxhanit për ndeshjen eliminatore të Liga Europës përballë Nefçit, e njejta u dakurdua të luhet nesër. Shkupi në sezonin e ri regjistron një barazim dhe një fitore, ndërsa Bellasica nuk e ka nisur mirë, pasi në dy xhirot e para ka pësuar humbje. Ndeshja ndërmjet Bellasicës dhe Shkupit do të luhet nesër, duke nisur nga ora 17:00. Ndërkohë fundjava do të sjell edhe 5 takimet tjera si Makedonija Gjorçe Petrov-Shkëndija, Renova-Akademia Pandev, Pelister-Rabotniçki, Struga-Boreci si dhe Vardari-Sileksi./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close