Maqedoni-Kosovë me 4 qershor

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në kuadër të plej of-it në Ligën e Kombeve do të zhvillohet me 4 qershor në Shkup me praninë e publikut, përderisa finalja e madhe do të luhet me 9 qershor.

Ky takim duhej të zhvillohej me 26 mars, por për shkak të koronavirusit, i njejti u anulua, duke u zhvendosur për në muajin qershor.

Takimi Maqedoni-Kosovë, zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski”, ndërsa finalja e madhe luhet në Bjellurusi ose Gjeorgji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close