Bëhet fjalë për sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang, i cili është lojtari kryesor i skuadrës, dhe drejtuesit e Arsenal kanë frikë se mund ta humbasin falas në fund të sezonit të ardhshëm.

Arsenal nuk dëshiron të jetojë një rast tjetër të ngjashëm, kur Aaron Ramsey shkoi falas te Juventus, ose Jack Wilshere te West Ham.
Lojtari qëndrimin e tij te Arsenal po e lidh me kualifikimin në Ligën e Kampionëve të skuadrës nga Londra.
Shumë klube janë duke e përcjell këtë situatë, dhe do të jenë të gatshme të joshin 30 vjeçarin.
Interesimi i PSG dhe Barcelonës tashmë ka qenë i njohur, por së fundi në garë ka hyrë edhe Manchester United, që do të synojë të rrëmbejë yllin e skuadrës rivale nga Premierliga./Lajmi.net/

