Lukaku ka shkëlqyer në fushatën e tij debutuese në Itali, duke shënuar 23 gola në 35 ndeshje në të gjitha garat.

Sidoqoftë, 26 vjeçari ka zbuluar se ishte shumë afër të kalonte te rivalët e Interit, skuadra e Juventusit.
“Unë isha afër, vërtetë afër për t’iu bashkuar Juventusit, por mendja ime ishte gjithmonë e vendosur te Inter dhe trajneri i tyre”, ka deklaruar Lukaku, përcjell lajmi.net.
“Si fëmijë kam shikuar Adrianon, Ronaldon dhe Vierin”.
“Natyrisht kur erdhi Interi dhe trajneri Conte donte mua edhe te Chelsea dhe Juventus gjithashtu. Unë dëshiroja të shkoja atje dhe të shoh se si ishte, të mbaj kokën poshtë dhe të punoj”./Lajmi.net/

