Italia është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, dhe ndalimi i përhapjes së tij, ende duket shumë larg.

Ibrahimovic ka kaluar shumë vite në Itali, duke luajtur për skuadrat si Juventus, Inter dhe Milan, dhe te këta të fundit, ka bërë një rikthim sensacional dy muaj më parë.
“Italia më ka dhënë gjithnjë aq shumë dhe në këtë moment dramatik dua t’i jap edhe më shumë vendit që dua. Kam vendosur të ndërmarrë masa për të mbledhur ndihma dhe pajisje mjekësore për spitalet”, ka deklaruar Ibrahimovic.
“Së bashku mund t’i ndihmojmë spitalet, mjekët dhe infermierët, të cilët shpëtojnë jetën tonë”.
“Dhe mbani mend, nëse virusi nuk vjen te Zlataini, Zlatani do të shkojë te virusi”.

