Plani i ri i Premierligës për ta përfunduar sezonin

Premierliga ka nisur të hartojë planet se si të mbyllet sezonin 2019/2020.

Në mediet angleze është përmendur mundësia që ndeshjet e mbetura të luhen në terrene neutrale, dhe pa tifozë nëse pandemia e koronavirusit vazhdon të jetë e shfaqur.

Për tifozët që nuk do ta kenë mundësinë t’i ndjekin ndeshjet nga stadiumet, do të bëhet një orar i ri i takimeve, dhe të gjitha ato do të shfaqen në televizion.

Në Premierligë deri më tani janë zhvilluar 29 xhiro, dhe kanë mbetur edhe nëntë të tjera për t’u luajtur./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close