Trajneri holandez, De Boer, është larguar nga Atlanta pas vetëm një sezoni në krye të skuadrës, transmeton lajmi.net.

Pas rifillimit të sezonit, skuadra e De Boer ka një ecuri pa shënuar gol dhe kjo ka bërë që besimi në De Boer të minimizohet.
Kështu, me marrëveshjen e dy palëve, pra skuadrës dhe trajnerit, holandezi i ka dhënë fund rrugëtimit të tij.
Lajmin për largimin e trajnerit e ka konfirmuar edhe skuadra e Atlanta United, përmes faqes zyrtare.
De Boer bashkohej me Atlanta para sezonit 2019, duke zëvendësuar Tata Martinon. /Lajmi.net/

