Barcelona po përgatit kontratën e re për Ansu Fati

Skuadra e Barcelonës ka identifikuar së paku dy emra për të ardhmen gjatë këtij sezoni, me Ansu Fati e Riqui Puig që shkëlqyen në skuadrën e parë.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona tashmë po përgatit një ofertë atraktive për Ansu Fati, për rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

I riu spanjoll ka rinovuar në dhjetor të vitit 2019, por interesimi nga skuadrat e mëdha ka frikësuar Barcën.

Emra si Manchester United janë vënë pas lojtarit të Barcelonës. Mbetet të shihet nëse katalanët do të mund ta blindojnë Ansu Fatin. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close