Hockenheim kanë njoftuar se nuk do të organizojnë garë të Formula 1 këtë vit, për shkak të kushteve të limituara në numrin e njerëzve që mund të jenë të pranishëm.

Pista gjermane ishte duke prirë për të marrë një vend në kalendarin evropian këtë sezon, me shefat e F1 që po synojnë të mbushin kalendarin.
Përkundër negociatave të gjata, Hockenheim dhe F1 nuk kanë gjetur pajtueshmëri për organizimin e garës.
F1 shpreson që me fillim nga shtatori të kthejnë tifozët, kurse sipas planit aktual, së pari këtë sezon një garë me tifozë mund të shohim në Grand Prix të Rusisë.

