Udinese ka marrë tri pikë të mëdha në terrenin e saj, duke mposhtur liderët e tabelës së Serisë A, Juventusin me rezultatin 2:1.

‘Zonja e vjetër’ nuk arriti më shumë sesa një gol në atë që mund të ishte ndeshja e titullit të kampionit, nëse nga këtu do të dilnin me tri pikët.
Juventus zhbllokoi rezultatin me anë të Matthijs De Ligt, i cili tundi rrjetën e Udinese atëherë kur luhej minuta e 42’ e ndeshjes.
Udinese reagoi në pjesën e dytë, fillimisht me anë të Ilija Nestorovski, i cili në minutën e 52’ shënoi për 1:1.
Në fundin e takimit, në minutën e 92′, Fofana shënoi golin e fitores për Udinese, kur realizoi për 2:1, pas një solo-aksioni të shkëlqyer.
Kështu, pas këtij rezultati Juventus mbetet me gjashtë pikë diferencë me Atalantan e pozitës së dytë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur.
Udinese në anën tjetër me këtë pikë shkon në +7 nga zona e rrezikut, duke mbajtur pozitën 15.

