Liverpool ka disa javë që janë konfirmuar kampion, por të mërkurën, kanë ngritur lartë trofeun e Premierligës.

Ishte kapiteni Jordan Henderson që udhëhoqi ceremoninë, si kapiten që kishte për detyrë të ngrihte lartë trofeun, i cili kishte munguar në ‘Anfield Road’ gjatë 30 viteve të fundit.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe Xherdan Shaqiri, futbollisti me prejardhje nga Kosova, që mori një medalje kampioni.
Kujtojmë se Liverpool po kompleton një sezon të paharruar futbolli, duke dominuar në elitën e futbollit anglez, pavarësisht se kishin një rival të fortë, siç ishte Manchester City.



