UEFA vjen me një tjetër njoftim të rëndësishëm për Kampionatin Evropian

Përhapja e koronavirusit, ka bërë që futbolli evropian të paralizohet, me ligat që kanë pezulluar sezonet, dhe me UEFA-n që ka shtyrë Kampionatin Evropian.

UEFA po ashtu ka lëshuar edhe një njoftim për tifozët që kanë blerë bileta për Kampionatin Evropian, përcjell lajmi.net.

Të gjitha biletat që janë blerë për EURO 2020, do të jenë të vlefshme edhe për vitin 2021.

Nëse dikush nuk do ta bëjë atë, ka të drejtën e rimburësimit.

Ndërsa procesi i riblerjes së biletave do të fillojë brenda një muaji./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close