Trajneri i njohur, që tashmë udhëheq skuadrën e Flamengo e dikur udhëhiqte Benfican, Jorge Jesus, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës braziliane, duke shtuar se ai nuk ka simptomat e plota.
Nota Oficial do Departamento de Futebol Profissional sobre o Covid-19 https://t.co/6ODySt5UDP
— Flamengo (@Flamengo) March 16, 2020
Skuadra ka njoftuar se trajnerit tashmë po i bëhet edhe kontratesti.
Vlen të përmendet se lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit nuk kanë rezultuar pozitiv në këto teste. /Lajmi.net/

