Strakosha ka përfunduar në radarin e dy skuadrave të Premierligës, Tottenham Hotspur dhe Leicester City.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘Il Tempo’, duke insistuar se gardiani shqiptar është i pari në listën e dëshirave të këtyre skuadrave, transmeton lajmi.net.
Dy skuadrat angleze po përgatiten për një betejë të ashpër për 24 vjeçarin.
Transferimi i Strakoshës synohet të finalizohet gjatë merkatos së verës, por nuk do të jetë aspak e lehtë që të bindet Lazio.
Kontrata aktuale e Strakoshës me skuadrën romake skadon në vitin 2022, por Lazio synon rinovimin.
Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i portierit të kombëtares ‘Kuqezi’. /Lajmi.net/

